Vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimit’

Prishtina

Vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimit’

Më: 31 maj 2025 Në ora: 20:23
Greva e punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimit’

Janë bërë 10 ditë që kur punëtorët e kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë kanë hyrë në grevë. Ata kërkojnë paga dhe mjete pune. Komuna e ka konsideruar të panevojshme grumbullimin e tyre para objektit, teksa gjatë ditës nuk janë përgjigjur për situatën e krijuar.

Edhe të shtunën, punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave ?Pastrimi? nuk lëvizën nga oborri i Komunës së Prishtinës, e as nga kërkesat e tyre.

Për të 10-tën ditë me radhë, ata po vazhdojnë grevën, duke pritur një marrëveshje për t`iu kthyer punës.

“Kërkesat tona janë për rroga, për mjete, për mos me na lënë në rrugë. Që 10 ditë që jemi këtu, kurrëfarë marrëveshje”, thotë Miftar Shabani – punëtor.

Asllan Beqiri, i cili është vozitës në këtë kompani, thotë se në momentin e arritjes së marrëveshjes ai do ta ndezë kamionin që po i qëndron përballë Komunës së Prishtinës, dhe do të kthehet në shërbim të qytetarëve.

“Komuna me drejtorin tonë, ata me e gjet një mesatare, ne I kemi kërkesat e tona, ua kemi dërgua kërkesat tona, pa u përmbush kërkesat tona ne nuk mundemi me punua, se nuk kemi mjete së pari. 5 muaj kemi punua pa mjete, me vetfinancim qysh kanë mujt, nuk kemi tjetër zgjedhje, na vie keq prej qytetarëve që s’po mundemi me ju shërbye. Atë ditë që arrihet marrëveshje ne jemi të gatshëm me i ndezë kerret, me vazhdua punën”, thotë Beqiri.

Ndërkohë mbeturinat në disa pjesë të kryeqytetit janë mbledhur nga ekipe alternative.

Në një përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë situatë, ajo kishte thënë se grumbullimi i punëtorëve para objektit të Komunës është i panevojshëm, dhe se ata po përdoren për qëllime politike.

Mbeturinat në disa pjesë të kryeqytetit janë mbledhur nga ekipe alternative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat