Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Prishtina

Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 14:08
Fëmijët festojnë në Prishtinë

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre.

Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) me aktivitetin “Letra nga fëmijët e Kosovës’, si dhe Komuna e Prishtinës, e cila ia kishte mundësuar çdo lojë atyre duke ua bërë më atraktive ditën e tyre.

Ata kishin mundësinë të luanin futboll, basketboll, karate, volejboll, shah e shumë aktivitete të tjera.

Në këtë mes nuk mungonte as muzika për t’u argëtuar.

1 Qershori simbolizon të drejtat e fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat