Nis asfaltimi i rrugës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë – qarkullimi do të kufizohet për 7 ditë

Prishtina

Nis asfaltimi i rrugës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë – qarkullimi do të kufizohet për 7 ditë

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga data 11 qershor 2025, Drejtoria e Investimeve Kapitale do të nisë punimet për asfaltimin e rrugës “Abdyl Frashëri”.

Punimet do të zhvillohen gjatë orarit të ditës dhe pritet të zgjasin për një periudhë prej 7 ditësh.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet eventuale gjatë kohës së realizimit të punimeve.

Ju lutem të ndiqni udhëzimet në terren për qarkullim në këtë rrugë”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat