Kryetari i Prishtinës, Përparim Rana ka thënë se është shumë i lumtur që si Kryeqytet jemi gjithmonë në mbështetje të rrugës akademike të të rinjve tanë.
Ai ka njoftuar se kanë ndarë 96 bursa për studentët më të dalluar.
“Bashkë me drejtorin e Arsimit, Samir Shahini, ndamë 96 bursa për studentët më të dalluar të Kryeqytetit, si mbështetje konkrete për përpjekjet e tyre në rrugën drejt dijes dhe suksesit. Këto bursa janë më shumë se ndihmë financiare, janë vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe talentin që të rinjtë tanë po tregojnë çdo ditë”, ka deklaruar ai.
Rama shtoi “Krenar për çdo të ri e të re që sot u vlerësua, ju jeni forca që e çon Kryeqytetin përpara”.