Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se fillon shpërndarja e ujit për pije me autobot në zonat e prekura, deri në stabilizimin e situatës me furnizim.
Autoboti do të vendoset pranë SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.
Më herët, KRU “Prishtina” ka njoftuar se janë të detyruar të ndërprenë punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se kjo po ndodhë për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit.
“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë).
Po ashtu, KRU “Prishtina njofton se se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikimi minimalisht.
“Lidhur me redukimet deri në përmirësimin e gjendjes do ju informojmë me njoh timin e radhës”, vijon njoftimi.