Rama: Ndërpritet greva e punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”, këto ishin zgjidhjet e pranueshme për ta

Prishtina

Rama: Ndërpritet greva e punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”, këto ishin zgjidhjet e pranueshme për ta

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 18:33
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se sot janë pajtuar me punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës, “por kjo nuk do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit aktual”, shprehet ai.

Rama shkruan se “këto zgjidhje kanë rezultuar të pranueshme për punëtorët”:

“📢 Jemi pajtuar që çështjen e pagesës së shërbimeve të kryera në muajt Janar – Maj ta adresojmë në Gjykatën kompetente dhe që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje – ndërmjetësim.

📢 Pas vendimit të Gjykatës Supreme, jemi pajtuar që KRM “Pastrimi” të bëjë inkasimin vet për shërbimin e ofruar të mbledhjes së mbeturinave.

📢 Në kuadër të kësaj, mjetet e inkasuara nga Kryeqyteti gjatë kësaj periudhe, në afat të menjëhershëm të transferohen te Ndërmarrja “Pastrimi”.

Në fund, dëshiroj t’i njoftoj qytetarët e Prishtinës se të gjithë ata që kanë kryer pagesat gjatë këtij viti në Komunë, lista e pagesave do t’i përcillet Ndërmarrjes “Pastrimi” dhe pagesat e tyre do të njihen dhe pranohen!”, shprehet ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat