Protestë në Prishtinë kundër keqtrajtimit të qenve endacakë

Prishtina

Protestë në Prishtinë kundër keqtrajtimit të qenve endacakë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të organizojë sot një protestë në Prishtinë.

Kjo kundër, siç thuhet, keqmenaxhimit të parasë publike dhe trajtimit të paligjshëm të qenve endacakë nga ana e Komunës.

Protesta do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Ajo do të vazhdojë drejt objektit të vjetër të Komunës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat