Protestojnë nesër bizneset e vogla para Komunës së Prishtinës

Prishtina

Protestojnë nesër bizneset e vogla para Komunës së Prishtinës

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Shoqata “Bizneset e Vogla” ka bërë të ditur se nesër në orën 10:00 do të organizojnë protestë përpara Komunës së Protestës.

Sipas kësaj shoqate, do të protestohet kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe veprimeve selektive e të padrejta nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla.

“Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbështetje për bizneset që mbajnë ekonominë lokale gjallë! Të bashkuar për drejtësi dhe dinjitet”, theksohet në njoftim.

Shoqata “Bizneset e Vogla” i ka ftuar të gjithë anëtarët, qytetarët dhe përkrahësit që të marrin pjesë në protestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat