KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Prishtina

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 17:59
Ilustrim

Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka vazhduar me aksion për identifikimin e kyçjeve ilegale.

Përmes Facebook KRU Prishtina ka njoftuar se ka shkyçur konsumatorë të cilët kishin kyçje ilegale në sistem në Bardhosh, Bërnicë, Arbëri dhe Hajvali, transmeton KosovaPress.

Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë.

Postimi:

Shkyqjet e radhës në Hajvali.

Një tjetër shembull konkret se si po rëndohet rrjeti i ujësjellësit nga konsumatorë që përdorin lidhje jashtë ujëmatësit për ujitje.

Inspektimet po vazhdojnë – çdo lidhje ilegale do të identifikohet dhe shkyçet.

Falënderime për punën e shkëlqyeshme të inspektorëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat