Situatë alarmante në Kryeqytet si pasojë e shpërthimit të zjarreve dhe erërave të forta

Prishtina

Situatë alarmante në Kryeqytet si pasojë e shpërthimit të zjarreve dhe erërave të forta

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, është aktualisht në terren dhe po intervenon në 8 lokacione të ndryshme për shkak të shpërthimeve të zjarreve, ku janë të angazhuar 40 zjarrfikës në operacion.

"Lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht:

* Rruga C, afër Maxi 24

* Panari

* Kosova B

* Rimanishtë (2 raste)

* Trudë (3 raste)

* Milloshevë

* Llukar (2 raste)

* Bardhosh

Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ju lutemi për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Shmangni lëvizjet në afërsi të zonave të prekura dhe raportoni çdo rast emergjent në numrat:

0800 122 33

0800 122 44", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat