Inspektorët kanë identifikuar një rast ku është bërë mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina".
Ajo thekson se konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse.
“Turp”, është shkruar në postimin e kompanisë.
Megjithatë, nuk ka dhënë detaje më shumë se në cilin vend, por as për konsumatorin.