Transportuesit protestojnë para Komunës së Prishtinës

Prishtina

Transportuesit protestojnë para Komunës së Prishtinës

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Protestë do të mbahet sot para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për rikthimin e ndalesës së autobusëve te Xhamia e Llapit.

Protesta do të organizohet nga operatorët e linjës, të cilët kundërshtojnë këtë vendim duke e konsideruar atë të dëmshëm për funksionimin e shërbimit të tyre dhe për qarkullimin në qytet.

Sipas njoftimit nga Shoqata, nisja e autobusëve nga Podujeva drejt Prishtinës është paraparë në orën 08:00.

Ndërsa grumbullimi i protestuesve do të bëhet para objektit të komunës menjëherë pas mbërritjes në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat