​Erërat e forta shkul pemët në kryeqytet

Prishtina

​Erërat e forta shkul pemët në kryeqytet

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 20:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Erërat e forta shkul pemët në kryeqytet

Para vetëm pak orësh, një stuhi shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Rexhep Luci” dhe në lagjen “Ulpiana”, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se paralelisht me erërat e fuqishme u përballën me zjarre fushore në Hajvali dhe lokacione të tjera të kryeqytetit, raporton kp.

Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Policia e Kryeqytetit kanë dalë menjëherë në terren, duke reaguar me profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur qytetarët dhe pronën publike e private, thuhet në njoftim krahas fotove të sjella nga dëmet e shkaktuara nga era e fuqishme sot pasdite në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat