Rama ua uron nxënësve vitin e ri shkollor

Prishtina

Rama ua uron nxënësve vitin e ri shkollor

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 09:02
Përparim Rama

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet duke uruar vit të ri shkollor të mbarë.

Ai tha se këtë vit janë bërë të gjitha përgatitjet për një mësim shkollor të suksesshëm.

E drejtori i Arsimit në këtë komunë, Samir Shahini tha se tashmë në kryeqytet mësimi tërëditor po nis edhe 12 shkolla, derisa në 7 prej tyre po ndodh për herë të parë dhe përfshinë edhe fshatra.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi tha se kanë bërë të gjithë përgatitje për këtë vit të ri shkollor dhe tashmë kordinatorët i kanë konfirmuar të gjithë nxënësit për tekstet shkollore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat