LVV dhe Guxo mblidhen në Prishtinë, Çeku diskuton programin qeverisës

Prishtina

LVV dhe Guxo mblidhen në Prishtinë, Çeku diskuton programin qeverisës

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 20:00
Pamje nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo do t’i hyjnë garës për Prishtinën, duke bashkëpunuar.

Lajmin e ka konfirmuar kandidati i LVV-së për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku.

Çeku bëri me dije se sot u takua me përfaqësuesit e Listës Guxo, të cilët e mbështesin kandidaturën e tij për kryetar, shkruan IndeksOnline.

“Bashkë diskutuam programin tonë, u njoha me kandidatët e tyre dhe folëm për çështjet e përbashkëta, problemet e qytetarëve dhe zgjidhjet që duhen.

Me bashkëpunim dhe punë, do të ndërtojmë Prishtinën që duam!” shkroi Çeku.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, teksa kjo është hera e parë që Çeku garon për Prishtinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat