Tërnava viziton punimet në Xhaminë Qendrore në Prishtinë

Prishtina

Tërnava viziton punimet në Xhaminë Qendrore në Prishtinë

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 15:38
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava u informua për ecurinë e projektit.

Ai u shpreh shumë i kënaqur me ritmin dhe cilësinë e punimeve.

Ai vlerësoi përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira dhe theksoi rëndësinë e këtij objekti për besimtarët myslimanë dhe për jetën fetare në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat