Statovci për Kodrën e Trimave: Duhej të ishte pasqyre e qytetit, por është simbol i neglizhencës

Prishtina

Statovci për Kodrën e Trimave: Duhej të ishte pasqyre e qytetit, por është simbol i neglizhencës

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 18:20
Pamje nga takimi

Kodrës së Trimave i duhen zgjidhje për pronat, çerdhet publike, transportin publik dhe hapësirat e gjelbra.

Kodra e Trimave është vetëm 1.5 kilometra larg Sheshit “Skënderbeu”, por duket sikur është dekada larg nga kujdesi i Komunës,

Kështu ka deklaruar Jeta Statovci bartëse e listë së Guxo-së për asamble komunale të Prishtinës.

”Një nga lagjet më të mëdha të Kryeqytetit, me mijëra banorë e taksapagues, është lënë në harresë për vite të tëra. Hyrja kryesore e Prishtinës, që duhej të ishte pasqyrë e qytetit, sot është bërë simbol i neglizhencës dhe qeverisjes së dështuar.Në Kodrën e Trimave mungon pothuajse çdo gjë: ndriçimi, rrugët, çerdhet, parqet, siguria dhe transporti publik; por nuk mungojnë qentë endacakë, mbeturinat, ndotja e ajrit dhe ndjenja e përhershme e të jetuarit në një lagje të harruar” u shpreh Statovci.

Banorët, me të drejtë, ndihen të përbuzur, teksa vetëm pak minuta më larg investohet në sheshet milionëshe të Përparim Ramës, shtoi më tutje ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat