Eliza Hoxha ia përkujton Përparim Ramës premtimet për Ulpianë: I harrove soliterat

Prishtina

Eliza Hoxha ia përkujton Përparim Ramës premtimet për Ulpianë: I harrove soliterat

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 20:43
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar kryetartit të Prishtinës Përparim Rama, në lidhje me soliterat në lagjen Ulpiana.

Sipas Hoxhës, Rama vetëm e ka prerë shiritin e një projekti të nisur nga Shpend Ahmeti atëkohë si donacion nga programi i MCC.

Hoxha ka deklaruar se Rama i ka fituar zgjedhjet duke premtuar që porjekti përfundon për 9 muaj, duke shtuar se “nuk ka ndodhur asgjë”.

Ajo ka shkruar në Facebook se Rama ka fshiu premtimet e tij si gjurmë në rrjetet sociale, por thotë se këtë nuk mund ta bëjë edhe me kujtesën e njerëzve.

“Përparim Rama qenka lavdëruar sot me soliterat e mveshur të Ulpianës duke harruar që ai veç e ka pre shiritin e një projekti të nisur nga Shpend Ahmeti atëkohë si donacion nga programi i MCC. E unë sot po kom qejf me ia përkujtu projektin e vet për soliterat e Ulpianës me të cilin i ka fitu zgjedhjet e që ka thanë që e përfundon për 9 muaj, e që në fakt nuk ka ndodhë asgjë”.

“Për këto na jep llogari e sqarime, kryetar. Mezi i preva imazhet nga një video që kishe harru me fshi …kryetar….se renderat e premtimeve tua nga fushata e kaluar i ke fshi krejt me i fsheh gjurmët…. Na kemi kujtesë ende sado që ti ke qejf na me shku përyej kujtesës”, ka thënë Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat