Policia e Kosovës mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Prishtina

Policia e Kosovës mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Drejtoria e Policisë së kryeqytetit në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve, ka filluar mbajtjen e ligjëratave edukative në shkollat e Prishtinës.

Ligjëratat po zhvillohen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”.

Kjo me qëllim që nxënësit të pajisen me informacione të dobishme për rritjen e sigurisë së tyre.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Kosovës thekson se angazhimet për sigurinë në shkolla do të vazhdojnë përmes edukimit dhe aktiviteteve të tjera parandaluese, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat