Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka premtuar se çdo lagje e kryeqytetit do të ketë një çerdhe publike.
Gjatë ditës së martë, Shahini është takuar me drejtoreshën e kopshtit IP Ardhmëria, ku kanë diskutuar për rëndësinë e edukimit të hershëm.
Shahini ka thënë se çerdhet dhe kopshtet publike ulin shpenzimet mujore të familjeve, teksa ka premtuar se çdo lagje e kryeqytetit do të ketë çerdhe publike.
“Kënaqësi vizita në çerdhen dhe kopshtin IP “Ardhmënia” në Prishtinë, ku, bashkë me drejtoren Lumnije Çitaku dhe Imrane Korqa, përgjegjëse e kopshtit, biseduam për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme. Çerdhet dhe kopshtet publike ulin shpenzimet mujore të familjeve, janë fillimi i mbarë që i nevojitet çdo fëmije në jetë dhe u mundësojnë grave të reja të kthehen në punë. Në çdo lagje të Prishtinës duhet të ketë një çerdhe publike, që asnjë fëmijë të mos mbetet pa këtë shërbim thelbësor”, thuhet në postimin e saj.