Fiknete Bejta reagon pas sulmit ndaj asambleistit të LDK-së, Sami Salihu

Prishtina

Fiknete Bejta reagon pas sulmit ndaj asambleistit të LDK-së, Sami Salihu

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2025 Në ora: 12:38
Rama dhe Veliaj

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, para objektit të Komunës së Prishtinës, është sulmuar fizikisht asambleisti i LDK-së, Sami Salihu.

Asambleistja e Prishtinës, Fiknete Bejta, e ka cilësuar këtë ngjarje si akt të rëndë dhe të papranueshëm, duke e quajtur “një goditje ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Kryeqytetit”.

Sipas saj, sulmi është kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, para objektit të Komunës së Prishtinës, ndodhi një akt i papranueshëm dhe i rëndë: u sulmua fizikisht asambleisti ynë, z. Sami Salihu. Ky sulm, i kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, z. Fehmi Kupina, është jo vetëm një dhunë e paprecedentë ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve, por edhe një goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Kryeqytetit.

Ne Grupi i Asambleistëve të LDK-së, e dënojmë fuqishëm këtë akt të shëmtuar, që synon të frikësojë dhe të nënshtrojë zërin e lirë politik. E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e menjëhershëm dhe kërkojmë me ngulm nga organet e rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin masa të menjëhershme. Grupi jonë qëndron pranë z. Sami Salihu me bindjen e fortë se dhuna nuk do të mund ta ndalë asnjëherë misionin tonë për të mbrojtur interesin qytetar, demokracinë dhe rendin ligjor në Prishtinë e Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat