Betejë ndaj plagjiaturës dhe revistave mashtruese, Universiteti i Prishtinës do të blejë platformë verifikimi

Prishtina

Betejë ndaj plagjiaturës dhe revistave mashtruese, Universiteti i Prishtinës do të blejë platformë verifikimi

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 20:56
Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka shpallur kontratën për blerjen e një licence softuerike që do të mundësojë qasjen në platforma të specializuara për verifikimin e revistave shkencore me praktika editoriale joetike, të dyshimta apo mashtruese, si dhe për zbulimin dhe parandalimin e plagjiaturës.

Sipas njoftimit të publikuar nga autoriteti kontraktues, kontrata publike kornizë do të ketë një kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe është e ndarë në dy lote.

Vlera e parashikuar e kontratës është 90,000.00 euro, dhe përfshin furnizimin me licenca për qasje në platforma softuerike që mbulojnë të gjitha funksionalitetet e nevojshme.

“Verifikimin e besueshmërisë së revistave shkencore, identifikimin e praktikave editoriale joetike si dhe zbulimin dhe parandalimin e plagjiaturës në punimet akademike”

Ky projekt pritet të forcojë integritetin akademik dhe cilësinë e publikimeve kërkimore në Universitetin e Prishtinës, duke ndihmuar stafin dhe studentët të shmangin botimet në revista të rreme apo të dyshimta dhe të përmirësojnë standardet shkencore në nivel institucional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat