Ky është niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit

Prishtina

Ky është niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” e ka bërë të ditur nivelin e ujit të liqeneve akumuluese në Batllavë dhe në Badoc.

Sipas KRU “Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është minus 6.6 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.

Kurse, te Liqeni i Batllavës, niveli i ujit, sipas KRU “Prishtinës” është minus 6 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.

Njoftimi nga kompania është bërë sot, një ditë pas reshjeve të shiut dhe borës të cilat e kanë përfshirë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat