Kupina para qytetarëve të Prishtinës: Na mikpritët siç i ka hije traditës tonë

Prishtina

Kupina para qytetarëve të Prishtinës: Na mikpritët siç i ka hije traditës tonë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 19:36
Bartësi i listës së lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal të kryeqytetit, Fehmi Kupina/ 10 TETOR 2025

Bartësi i listës së lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal të kryeqytetit, Fehmi Kupina, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e pranuan në shtëpitë dhe bizneset e tyre, diskutuan dhe shprehen vullnetin të ndryshojnë për mirë kryeqytetin, përgjatë këtyre ditëve.

Përmes një postimi në Facebook, Kupina u shpreh se pritja që iu bë Lidhjes së Prishtinës ishte ashtu siç i ka hije traditës shqiptare.

“Qytetarë të dashur,

Për më shumë se 30 ditë ishim bashkë deri në orët e vona, në çdo rrugë të qytetit e të fshatrave. Na keni mikpritë siç i ka hije traditës tonë shqiptare.

Për këtë ju falënderoj nga zemra.

Tani, ju ftoj të gjithëve që nesër të votoni për Lidhjen e Prishtinës, lidhjen e fitores, të votoni për listën më të mirë

Ju faleminderit e na priftë e mbara” u shpreh ai.

Në zgjedhjet e nesërme lokale, Lidhja e Prishtinës garon për Kuvend Komunal me 56 kandidatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat