Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Prishtina

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 22:36
Tuneli në lagjen ‘Dardania’

Komuna e Prishtinës ka  bërë të ditur se më 31.10.2025 gjysma e tunelit në lagjen “Dardania” do të mbyllet përkohësisht pasi do të zhvillohen aktivitete kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

Sipas njoftimit, mbyllja e përkohshme e tunelit do të bëhet nga segmenti që shpie drejt Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. 

 “Gjysma tjetër e rrugës do të mbetet e hapur për qarkullim. Aktivitetet do të nisin në ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike, duke krijuar një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat