Restaurohet një nga xhamitë më të vjetra të Prishtinës

Prishtina

Restaurohet një nga xhamitë më të vjetra të Prishtinës

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet restauruese në Xhaminë “Sudi Efendi”, një nga monumentet me vlera të veçanta historike dhe artistike në kryeqytet.

Sipas MKRS-së, ndërhyrjet po bëhen me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së këtij objekti që përbën një simbol të trashëgimisë kulturore të Prishtinës.

“Me arkitekturën e saj karakteristike dhe elementet prej druri, Xhamia Sudi Efendi mbetet një nga simbolet e trashëgimisë kulturore të Prishtinës, që MKRS po investon me përkushtim për ta ruajtur për brezat që vijnë”, thuhet në njoftim.

Xhamia ndodhet në zemër të qytetit dhe po restaurohet si pjesë e programit të Ministrisë për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore në mbarë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat