Rama përuron stadiumin e ri të Prishtinës së Re

Prishtina

Rama përuron stadiumin e ri të Prishtinës së Re

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 15:55
Rama përuron stadiumin e ri të Prishtinës së Re

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama vizitoi së fundi klubin e Superligës, Prishtina e Re.

Rama, së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi përuruan edhe stadiumin e ri të klubit të cilët priten që t’i luajnë ndeshjet aty.

“Përurohet stadiumi i ri në Prishtinën e Re!Një tjetër projekt që merr jetë.Hapësirë për sport, për të rinjtë dhe për frymën e bashkimit.Urime Prishtinës së Re, nuk ndalemi!”, shkroi Rama në një postim në “Facebook”.

Mbetet të shihet se sa do t’i sjellë fat kjo klubit prishtinas, pasi që gjenden në fund të tabelës në Superligën e Kosovës me vetëm 9 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat