Edhe një tjerë kompani nga nesër ndërpret operimin e linjave të autobusëve në Prishtinë

Prishtina

Edhe një tjerë kompani nga nesër ndërpret operimin e linjave të autobusëve në Prishtinë

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Pas Trafikut Urban dhe kompanisë private që qarkullon në linjën 3C, edhe kompania e transportit urban 24 Yjet nga nesër do të ndërpresë operimin e të gjitha linjave të saj për shkak të mos marrjes së pagave nga Komuna e Prishtinës që nga muaji maj i këtij viti.

Kompania përkujton se qe nga 1 janari 2025 kanë lidhur kontratë me Komunën e Prishtinës, por nga muaji maj nuk janë paguar për shërbimet e tyre, gjë e cila ka vështirësuar punën për operimin e rregullt.

“Ne kemi pasur takime të vazhdueshme me zyrtarët e Komunës së Prishtinës ku jemi munduar që së bashku të mos vijmë në këtë pikë. Ne si kompani kemi mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasur mundësi por ju njoftojmë se nga nesër me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të ndërpresim operimin në të gjitha linjat si 10, 10 A, 10B, 10 C si dhe linjën numër 20”, thuhet në njoftim.

Kompania 24 Yjet paralajmëron se pa ekzekutimin e pagave nuk do të fillojë operimin me linjat e tyre.

Më herët gjatë ditës kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka takuar transportuesit e trafikut urban dhe linjave tjera operuese në kryeqytet, ku ka fajësuar Ministrinë e Financave për mos ekzekutim të buxhetit komunal për 2025, ndërkohë që ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se ekzekutimi për muajin dhjetor ka ndodhur të premten pasdite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat