Punëtorët e Trafikut Urban arrijnë te objekti i Komunës së Prishtinës

Prishtina

Punëtorët e Trafikut Urban arrijnë te objekti i Komunës së Prishtinës

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 09:54
Punëtorët e Trafikut Urban

Punëtorët e Trafikut Urban kanë arritur para Komunës së Prishtinës, ku nga ora 09:00 kanë nisur protestën e tyre.

Shkak i protestës është ndalimi i shërbimit të transportit publik në Prishtinë që nga dita e sotme, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.

Nga ndërrmarja kanë bërë të ditur se pezullimi është i përkohshëm derisa të merret një vendim lidhur me miratimin e buxhetit për kryeqytetin.

Protesa po monitorohet edhe nga organet e rendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat