Përparim Rama thirrje Kurtit e Muratit: Na ndani buxhetin që na takon me ligj, mos na bllokoni

Prishtina

Përparim Rama thirrje Kurtit e Muratit: Na ndani buxhetin që na takon me ligj, mos na bllokoni

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 11:50
Përparim Rama

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka bërë thirrje për Qeverinë e Kosovës që të ndajnë buxhetin për Komunën e Prishtinës. Rama ka thënë se zgjedhjet lokale janë kryer dhe se kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati s’kanë arsye që të vazhdojnë bllokadën për Komunën.

Rama ka thënë se në momentin që do të ndaheshin mjetet buxhetore, komuna menjëherë do të paguante faturat të cilat i kanë mbetur.

“Zgjedhjet lokale janë përfunduar. T’i lëmë politikat bllokuese mbrapa. Fondet që na takojnë me ligj t’i transferojnë menjëherë, që këta njerëz t’i marrin pagat, e familjet t’i marrin të ardhurat e tyre”, ka thënë Rama.

“Kryeqyteti ka fonde të mjaftueshme, s’ka problem as tek operatorët, problemi është tek ministria e Financave, që vazhdon jashtëligjshëm që të bllokojë buxhetin. Për të cilën kemi bërë edhe kallëzim penal”, ka shtuar Rama.

Kreu i Prishtinës ka shprehur gatishmëri që të takohet kurdo me Kurtin dhe Muratin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat