Përparim Rama betohet të hënën

Prishtina

Përparim Rama betohet të hënën

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 18:24
Përparim Rama

Përparim Rama, zyrtarisht mandatin e ri do ta nis të hënën më 9 dhjetor.

Ai do ta jap betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Pos Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e Kuvendit Komunal.

Përparim Rama, i fitoi zgjedhjet lokale në kryeqytet pasi mundi kandidatin e VV-së Hajrulla Çekun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat