Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sonte renditet në pozitën e 50-të në botë sa i përket nivelit të ndotjes së ajrit.
Sipas matjeve të publikuara nga platforma “IQAir”, niveli i grimcave të dëmshme PM ka arritur vlerën 69.
Sipas standardeve ndërkombëtare, një nivel i tillë konsiderohet i moderuar dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, megjithëse personat më të ndjeshëm mund të përjetojnë shqetësime të lehta.
Autoritetet dhe ekspertët rekomandojnë që, pavarësisht nivelit aktual, qytetarët të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm gjatë periudhave me ndotje më të lartë, sidomos gjatë muajve të ftohtë kur ndotja shpesh rritet.