Abdixhiku pas tubimit në Hajvali: Prishtina do të ecë përpara

Prishtina

Abdixhiku pas tubimit në Hajvali: Prishtina do të ecë përpara

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 23:53
Kreu i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mabjtur sot tubimin e Degës së Pestë në Hajvali

Kreu i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mabjtur sot tubimin e Degës së Pestë në Hajvali, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë e projekteve konkrete për kryeqytetin, duke përmendur investimet në Unazën e Jashtme, spitalin e Prishtinës, Qendrën e Sportit dhe Stadiumin Kombëtar.

Ai ka theksuar se Prishtina ka nevojë për bashkëpunim dhe qeverisje që funksionon, jo bllokada politike.

Abdixhiku prezantoi edhe dy kandidatët e Degës së Pestë, Prof. Dr. Izet Sadiku, mjek infektolog dhe profesor universitar, dhe Vesa Haxhikadriu Berisha, mësimdhënëse dhe influencuese në arsim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat