Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Prishtina

Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet përkohësisht.

Kjo për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës me pjesën e “Skënder Çeku”.

Bazuar në njoftimin e Komunës, qarkullimi do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.

Mbyllja e përkohshme do të ndodhë nga sot me fillim nga ora 20:00 deri të dielën e 21 dhjetorit në ora 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat