Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, le ta ruajmë këtë trashëgimi të çmuar

Prishtina

Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, le ta ruajmë këtë trashëgimi të çmuar

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 10:11
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Krishtlindjeve.

Ai ka thënë se këto ditë shprese, lë të na kujtojnë vlerat më të bukura njerëzore, që janë dashuria, paqja, mirësia dhe respekti për njëri tjetrin.

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, ku besime të ndryshme jetojnë në harmoni, duke u bashkuar në vlera të përbashkëta dhe në dashurinë për atdheun.

Le ta ruajmë dhe forcojmë këtë trashëgimi të çmuar, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe solidariteti”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat