Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë për ajër të ndotur

Prishtina

Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë për ajër të ndotur

Më: 1 janar 2026 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po renditet sonte e 22-ta në botë sa i përket ndotjes së ajrit.

Një ditë pas ndërrimit të motmoteve, sipas matjeve të IQ Air, në Prishtinë vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 98, nivel ky që nuk përbën rrezik të lartë për qytetarët.

E më keq se Prishtina, nga rajoni është Shkupi.

Ai zë vendin e gjashtë në listën e kryeqyteteve të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat