Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

Prishtina

Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

Më: 2 janar 2026 Në ora: 23:50
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë ka folur për projektet dhe ndryshimet që pritet të bëhen në kryeqytet gjatë vitit 2026.

Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një pagese për hyrjen në qytet.

“Kush hyn me veturë në Prishtinë do ta paguajë 1 euro.

Tash i kemi në përfundim këto ditë edhe emërimin, edhe finalizimin e projektit për unazën e brendshme. Jemi duke analizuar edhe mundësinë për një taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës, pra për makinat që vijnë nga jashtë dhe hyjnë në Prishtinë.”, tha ndër tjera Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat