Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Prishtina

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Më: 10 janar 2026 Në ora: 21:25
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për angazhimin e institucioneve komunale pas reshjeve të shiut dhe borës, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në disa zona të kryeqytetit.

Sipas Ramës, gjatë ditës janë realizuar mbi 30 intervenime në pjesë të ndryshme të Prishtinës, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve përgjegjëse.

Në këto intervenime janë përfshirë Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve.

Kryetari i Prishtinës ka vlerësuar angazhimin maksimal të ekipeve në terren, duke theksuar se reagimi i menjëhershëm ka ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe në minimizimin e pasojave nga kushtet e pafavorshme atmosferike.

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e përfshirë, duke veçuar përkushtimin dhe punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat