Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Prishtina

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Më: 31 janar 2026 Në ora: 23:24
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të sigurojë shërbimet e dezinsektimit hapësinor të komunës.

Media raporton se kontrata ka vlerë prej 788 mijë e 400 eurosh.

Kohëzgjatja e kontratës ishte parashikuar të jetë 36 muaj.

Njoftimi për kontratë ishte publikuar qysh në prill të vitit që lëmë pas, teksa kontrata u dha në shtator.

Nënshkrimi i saj u bë në prag të Krishtlindjeve, teksa njoftimi për nënshkrimin e kontratës ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe grupit të operatorëve “NTSH Truly Nolen” dhe “SHPK Ekologjia” u publikua dje në aktivitetin e prokurimit.

Kontrata hasi në disa pengesa gjatë procedimit, për shkak të ankesave dhe nevojës për korrigjim të dokumentacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat