Miratimi i buxhetit, Kupina: Ky vendim hap rrugë për realizimin e projekteve zhvillimore

Prishtina

Miratimi i buxhetit, Kupina: Ky vendim hap rrugë për realizimin e projekteve zhvillimore

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 13:28
Kryesuesi i kuvendit Bekim Kupina

Kuvendi i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar sot buxhetin për vitin fiskal 2026.

Kryesuesi i kuvendit Bekim Kupina, ka falënderuar asamblistët për përgjegjësinë dhe bashkëpunimin, në këtë proces të rëndësishëm për qytetin.

Ndërsa ka thënë se ky vendim hap rrugën për realizimin e projekteve dhe politikave zhvillimore, në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj.

“Ky vendim hap rrugën për realizimin e projekteve dhe politikave zhvillimore në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj.  Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një qeverisje më funksionale dhe më të përgjegjshme”, ka thënë Kupina.

Postim i plotë:

Sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi Buxhetin për vitin 2026.

Si Kryesues i Kuvendit, falënderoj asamblistët për përgjegjësinë dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm për qytetin tonë.

Ky vendim hap rrugën për realizimin e projekteve dhe politikave zhvillimore në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj.

Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një qeverisje më funksionale dhe më të përgjegjshme.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat