Një rast i dhunës fizike ndodhi në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë. Në videon e publikuar në media shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle, teksa e godet një nxënës.
Më pas nxënësi në një çast reagon dhe ia kthen goditjen mësimdhënësit.
Drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj e konfirmoi këtë rast dhune.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë të arsimtarit që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.