Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt

Prishtina

Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Trafiku Urban në Prishtinë, ka njoftuar se për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, dhe në mbështetje të marshit qytetar “Liria ka Emër”, të gjithë udhëtarët do të lirohen nga pagesa e biletës.

Lirimi nga pagesa vlen gjatë ditës së festës, më 17 Shkurt.

“Të gjithë shfrytëzuesit e Trafikut Urban do të lirohen nga pagesa e biletës, në shënim të kësaj feste të rëndësishme dhe në mbështetje të marshit „Liria ka Emër”. 

Lirimi nga pagesa vlen gjatë ditës së festës, më 17 Shkurt. Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në postimin e Trafikut Urban në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat