Rama me ambasadorin suedez: Diskutuam si po e luftojmë diabetin

Prishtina

Rama me ambasadorin suedez: Diskutuam si po e luftojmë diabetin

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 17:39
Pamje nga takimi

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se ka diskutuar për mënyrën se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban.

Ai këtë e bëri në takimin e përbashkët me ambasadorin e Suedisë, Jonas Wosterlund, dhe studiuesin e diabetit, Dr. Yang de Marinis.

“Diskutuam gjithashtu për hulumtime dhe produkte inovative që mundësojnë parashikimin e diabetit deri në 20 vite më herët. Këto diskutime forcojnë vizionin tonë për një Kryeqytet më të shëndetshëm dhe të orientuar drejt parandalimit të diabetit”, ka shkruar ai në facebook.

Postim i plotë:

Një mbrëmje diskutimi dhe reflektimi

Me Ambasadorin e Suedisë, Jonas Wosterlund, dhe studiuesin e diabetit, Dr. Yang de Marinis, biseduam për mënyrën se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban.

Diskutuam gjithashtu për hulumtime dhe produkte inovative që mundësojnë parashikimin e diabetit deri në 20 vite më herët.

Këto diskutime forcojnë vizionin tonë për një Kryeqytet më të shëndetshëm dhe të orientuar drejt parandalimit të diabetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat