Mbi 4 mijë euro false të deponuara, banka në Prishtinë e raporton rastin në polici

Prishtina

Mbi 4 mijë euro false të deponuara, banka në Prishtinë e raporton rastin në polici

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Përfaqësuesja e një banke komerciale në Prishtinë ka raportuar në polici se klientët e bankës kanë deponuar nga marsi i vitit të kaluar deri më sot bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia thekson në raportin e saj se vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve monetare arrin në 4558 euro.

“Të njëjtat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat