Inspektorët e Prishtinës në aksion, heqin reklamat pa leje

Prishtina

Inspektorët e Prishtinës në aksion, heqin reklamat pa leje

Më: 12 mars 2026 Në ora: 14:02
Foto ilustruese

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka nisur aksionin për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike, në sipërfaqet e gjelbëruara, në trotuare dhe në shtylla elektrike.

Sipas kësaj drejtorie, qëllimi i këtij aksioni është largimi i reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, veçanërisht trotuareve, për të siguruar lëvizje më të lirë dhe më të sigurt për këmbësorët.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje në hapësirat publike.

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave, ndërsa, kanë thënë se ndaj atyre që rivendosin reklama pa leje do të shqiptohen gjoba.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat