Pastrim i rrugëve në Prishtinë, një përgjegjësi e përbashkët

Prishtina

Pastrim i rrugëve në Prishtinë, një përgjegjësi e përbashkët

Më: 15 mars 2026 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Në shumë vende nëpër hapësira publike, shpesh mungon pastrimi i rrugëve, veçmas me ujë. Prandaj, kujdesi për rrugët nuk është thjesht çështje pamjeje, por përgjegjësi e përbashkët për një mjedis më të pastër.

Gjatë verës mbulohen nga pluhuri, ndërsa në dimër gjendja rëndohet edhe më tepër. Kështu duken shpesh rrugët në kryeqytet dhe jo vetëm.

“Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve po bëhet gjithnjë e më e nevojshme, jo vetëm në dukje, por edhe për ndikimin e drejtpërdrejt në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha një qytetar.

Madje disa u panë duke bërë zgjidhje individuale.

“Është e rëndësishme se fillimisht e largon pluhurin që gjatë gjithë ditës e krijojnë makinat. Kjo është kryesorja. Jemi me shekuj mbrapa për nga kultura dhe për do gjëra tjera të pastërtisë. Këtu pastër nuk sheh askund", deklaroi një qytetar tjetër.

Nga Drejtoria për Shërbime Publike në Prishtinë deklaruan se larja e rrugëve është e kufizuar sipas kushteve atmosferike.

Në pjesën më të madhe të sezonit dimëror, sipas tyre, nuk preferohet sepse mund të shkaktojë rreziqe fizike për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion. Ndërkaq, me përmirësimin dhe stabilizimin e temperaturave, ata thonë se mirëmbajtja nuk do të mungojë.

Sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, situata me pastrimin e rrugëve pritet të ndryshojë sapo të hyjmë në sezonin pranveror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat