Defekt në gyp, ndërpritet uji në këtë zonë të Prishtinës

Prishtina

Defekt në gyp, ndërpritet uji në këtë zonë të Prishtinës

Më: 18 mars 2026 Në ora: 21:25
Ilustrim

Defekt në gyp, ndërpritet uji në këtë zonë të Prishtinës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte, duke filluar nga ora 21:00, për shkak të një dëmtimi në gypin e furnizimit me ujë në rrugën “Ferat Draga”, do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm për këtë zonë.

Në njoftim thuhet se “Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit sa më shpejt të jetë e mundur.

Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të intervenimit dhe stabilizimit të rrjetit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat