Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU `Prishtina` njofton rikthimin e ujit

Prishtina

Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU `Prishtina` njofton rikthimin e ujit

Më: 30 mars 2026 Në ora: 12:24

Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet u shemb, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se defekti në rrjet u riparua nga ekipet e mirëmbajtjes, dhe furnizimi me ujë është rikthyer.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje u ndërpre në rrugët: Mehmet Shpendi, Bislim Islami, Don Shtjefën Kurti, Kiri, Agim Prodani, Ymer Bytyqi dhe Visar Thaçi.

Tani uji ka rikthyer normalitetin”, njoftoi KRU 'Prishtina'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat