​Prokuroria lëshon autorizim për informata shtesë për shembjen e dheut në Prishtinë

Prishtina

​Prokuroria lëshon autorizim për informata shtesë për shembjen e dheut në Prishtinë

Më: 30 mars 2026 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, pikërisht Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, bëri të ditur se ka inicuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës.

Kjo me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për grumbullimin e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën ‘’Don Shtjefën Kurti’’ në Komunën e Prishtinës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore forcimin e sundimit të ligjit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat