Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Prishtina

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Më: 31 mars 2026 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësirat publike dhe në rrugë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se hapësirat publike nuk do të jenë më të bllokuara.

“Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve. Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve. Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat